Tenis / “Australian Open”, turneu i vështirësive, mbyllet prapë Melbërni

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2021 20:15

ASNN – Melbërni urdhëron mbylljen 5-ditore, për shkak të mutacionit britanik të virusit “Covid-19”. Por Turneu i Hapur i Australisë “Australian Open 2021” do të vazhdojë të luhet, veçse pa tifozë. Edhe vetë tenistët dhe stafet e tyre do të izolohen dhe do të lëvizin nën masa të rrepta sigurie. Kështu, “Australian Open” do të vazhdojë nën masa të rrepta sigurie dhe ndeshjet do të luhen pa spektatorë. Kështu është vendosur, pas njoftimit për një izolim 5-ditor në Melbërn.

“Turneu do të vazhdojë dhe tenistët do të konkurrojnë nën masa tepër të rrepta, – tha shefi i turneut, Kreig Tajli. – Ata që do të lejohen të lëvizin do të jenë vetëm lojtarët, anëtarët e stafit të cilët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre nga shtëpia.” Më shumë se 6 milionë njerëz u urdhëruan për një izolim të parakohshëm, 5-ditor, duke fillluar nga e shtuna, për të përmbajtur një shpërthim të ri të koronavirusit në shtetin e dytë më të populluar të Australisë, atë të Viktorias.

Duke e detyruar kështu turneun e tenisit, “Australian Open”, të vazhdojë pa spektatorë. Bllokimi në të gjithë shtetin Victoria nga mesnata, u urdhërua nga frika e një përhapje të llojit të virusit, tepër ngjitës, në Mbretërinë e Bashkuar, që do të prishte më pas gjithë punën që kishin bërë në Australi për të përmbajtur epideminë, dhe për të zhvilluar me sukses “Australian Open”. Kështu u shpreh Kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Endrjus.

“Unë kam besim se ky izolim i shkurtër do të jetë efektiv”, – tha ai. – Ne do të jemi në gjendje ta kalojmë edhe këtë fazë.” Ndërsa Drejtori i “Australian Open”, Kreig Tajli, dha garanci se turneu do të vazhdojë, me lojtarët që do të garojnë pa patur praninë e spektatorëve. “Lojtarët kanë qenë të gjithë shumë të mirë dhe na kanë kuptuar, – sqaroi ai. – Ata kanë kaluar tashmë përmes një programi rigoroz.” Qyteti i dytë më i madh në Australi, ai i Melbërnit kaloi nga mikpritja e mijëra tifozëve për turneun e tij madhor në tenis, (Grend Slem), në rrugët e shkreta të qytetit brenda natës.

Kjo, pasi miliona banorë të tij filluan një izolim 5-ditor për t’u mbrojtur nga virusi korona. Qyteti ishte i qetë të shtunën në mëngjes, me një numër të vogël vrapuesish që shiheshin duke vrapuar në qendër të qytetit, ndërsa kryeqyteti i shtetit të Victoria hyri në bllokimin e tretë që nga fillimi i epidemisë. Australia ka qenë ndër vendet më të suksesshme në botë për të përmbajtur virusin korona, me vetëm 909 vdekje në një popullsi prej mbi 25 milionë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh