AlbanianSport.com 30/01/2021 18:40
ASNN – Do të jenë 25,000-30,000 spektatorët që do të lejohen të shikojnë Turneun e Hapur Australian, “Australian Open 2021”, thanë të shtunën organizatorët. Një mënyrë e madhe nxitjeje kjo, për nisjen e të parit turneut madhor të sezonit, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e.
Kufizimet agresive në udhëtimet hyrëse kanë ndihmuar në mbajtjen larg të koronavirusit në Australi, duke e bërë atë një nga vendet e pakta në botë ku tifozët mund të ndjekin akoma ngjarje sportive në një numër të konsiderueshëm. Ministri i Sporteve i shtetit të Viktorias, Martin Pakula tha se numri i spektatorëve që do të ndiqnin “Australin Open”, gjatë 2 javëve, do të shkojë deri në 390,000, gati gjysma e pjesëmarrjes së vitit të kaluar.
Plani i sigurt, si pasojë e masave të marra anti-“Covid-19”, lejon një numër prej 30,000 spektatorësh për 8 ditët e para të turneut australian, pastaj do të jenë 25,000 nga fillimi i çerekfinaleve. Shteti i Viktorias tani ka kaluar 24 ditë pa patur ndonjë rast të ri të infektimit me virusin korona.