AlbanianSport.com 26/01/2019 22:50
ASNN – Rekord parash në “Australian Open 2019”. Kështu kanë vendosur organizatorët e turneut. Më shumë se 38 milionë euro do të shpërndahen për të gjithë pjesëmarrësit në këtë turne. Fituesit do të marrin nga 2.5 milionë euro, ndërsa përfitojnë edhe 2,000 pikë në renditjen e përgjithshme botërore. Turneu i Hapur i Australisë (Australian Open) i 2019-ës do të ketë një rekord.
Sepse do të shpërndajë shumën më të madhe në historinë e saj, më shumë se 38 milionë euro për të gjithë pjesëmarrësit. Australia është gjithmonë kryeqendra botërore e tenisit në muajin janar. Për dy javë, Melbërni pret të parin nga 4 turnetë madhorë të tenisit, (“Grend Slame”) që ndodhin gjatë sezonit. Çdo fitues do të marrë një total prej 2,000 pikësh për renditjen, plus një shumë të kënaqshme parash.
Organizatorët e “Australian Open” kanë njoftuar se do të ndajnë një total prej 38.52 milionë euro çmime për lojtarët. Kjo është shuma më e madhe në historinë e këtij turneu me një rritje prej 14% në krahasim me edicionin e 2018. Drejtori i turneut, Kreig Tajlej, u shpreh qartë: “Lojtarët janë yjet e shfaqjes. Ata tërheqin tifozët dhe mbushin stadiumet gjatë turneut.”
“Prandaj ne kërkojmë të gjejmë burime të rëndësishme investitorësh për t’u kujdesur për to”, – shtoi ai. Në total, shpërblimet do të shpërndahen në këtë mënyrë: Fituesi merr 2.580.000 milionë Euro, ndërsa finalisti i mundur, 1,290,000 Euro. Gjysmëfinalistët marrin secili 579,000 Euro, kurse çerekfinalistët, 289,523 Euro. Duke u renditur midis 8 më të mirëve, tenistët i shtojnë pikë të shumta vetes në renditjen e përgjithshme botërore.