Albaniansport.net 19.01.2016 09:45
ASNN – Tenisti spanjoll Rafael Nadal, i cili ishte një nga favoritët për ta fituar këtë turne, është befasuar që në takimin e parë të Turneut të Hapur të Australisë, “Australian Open 2016”.
Në sfidën e zhvilluar sot, ai është mposhtur me rezultatin 2-3 nga bashkëkombasi i tij, Fernando Verdasko.
Spanjollët prodhuan një spektakël të vërtetë në “Rod Lejvër Arena”, duke dhënë të dy maksimumin për plot 4 orë e 40 minuta.
Nadali kthehet kështu në shtëpi, ndërsa në takimin e radhës, Verdasko do të përballet me izraelitin Dudi Sela.