AlbanianSport.com 31.01.2016 10:25
ASNN – Pas 22 vjetësh rikthehet një gjermane të fitojë turneun “Australian Open”, për herë të fundit më 1994, Stefi Graf. Shtanget Serena Uilliams. Anzhelikë Kerber është si Stefi Grafi, 22 vjet më pas. Një surprizë e madhe ka ndodhur dje në turneun e madh të tenisit “Australian Open”, ndërsa Anzhelikë Kerber, numri shtatë në renditjen botërore, fiton për herë të parë një trofe të tillë në Melbërn.
Ka mundur në finale numri një të Botës, Serena Uilliams, 6-4, 3-6, 6-4, pas një loje e cila ka zgjatur për dy orë e tetë minuta. Serena Uilliams jo vetëm që është surprizuar, por është befasuar nga loja e gjermanes, që, edhe pse kishte humbur setin e dytë, nuk është demoralizuar. Ka shpërthyer në setin e 3-të, teksa është shkëputur në 5-2. Ka një rikuperim të pjesshëm të amerikanes, por në “gejmin” e 10-të Kerber ka mbyllur gjithçka.
Ajo është bërë kështu fituese për herë të parë në karrierën e saj e turneut të madh të Melbërnit. Gjermania e fundit që kishte fituar në Melbërn ishte Stefi Graf plot 22 vjet më parë më 1994. Sot do të jetë finalja e meshkujve mes Novak Xhokoviç dhe Andi Mërrej. Serbi kërkon titullin e gjashtë në këtë turne përballë skocezit, që luan finalen e tij të pestë në Melbërn.