AlbanianSport.com 23/08/2021 15:05
ASNN – Kjo sjell ndryshime të rëndësishme në renditjen ATP të tenistëve. Aleksandër Zverev festoi fitoren e tij ndaj Andrej Rublevit në finalen e Turneut “Master 1000” të Sinsinatit. Ky është turneu i fundit i madh para atij të “US Open”, përfundimi i të cilit sjell ndryshime të rëndësishme në renditjen e përgjithshme të tenistëve (ATP), ku, pak nga pak, tenistët e njohur po fitojnë terren. Në krye të kësaj renditjeje, shfaqet sërish Novak Gjokoviçi, i cili ka plot 335 javë në krye të renditjes.
Edhe pse këtë herë ai e ruan këtë kryesim me 11,113 pikë, 1,000 më pak se javën e kaluar, duke mos mbrojtur titullin e tij “kampion” arritur në vitin 2020. Dorëheqja e Gjokoviçit nga “Master 1000” në Sinsinati i ka lejuar Daniil Medvedevit të ngushtojë hendekun me tenistin serb, para nisjes së Turneut të Hapur Amerikan “US Open 2021”. Edhe pse rusi nuk arriti të mbrojë 1,000 pikët e tij si “kampion” në Sinsinati në 2019-ën, këtë javë ai humbet 640 pikë, për të qëndruar me 9,980.
Ose thënë ndryshe, 1,133 pikë prapa Gjokoviçit. Greku Stefanos Cicipas, i cili mbetet në vendin e tretë me 8,350 pikë, përfundon mbyll podiumin këtë javë. Lajmi i madh i javës në renditje është ngritja e Aleksandër Zverevit në vendin e 4-t në renditje dhe rënia e Rafael Nadal në të 5-tin. Me 1.000 pikët e arritura si fitues i “Masters 1000” në Sinsinati, gjermani tani ka 8.240 pikë, vetëm 110 më pak se Cicipasi.
Por edhe 425 më shumë se Nadali, i cili këtë javë zbret në vendin e 5-të, me 7.815 pikë. Listën e 10 tenistëve më të mirë e plotësojnë Dominik Tim, Andrej Rublev, Mateo Berretini, Rozher Federer dhe Denis Shapovalov.
Renditja e ATP-së
(23 GUSHT 2021)
Nr. Tenisti Kombësia Pikë
- Novak Gjokoviç (SRB) 11,113
- Daniil Medvedev (RUS) 9,980
- Stefanos Cicipas (GRE) 8,350
- Alexander Zverev (GER) 8,240
- Rafael Nadal (ESP) 7,815
- Dominic Tim (AUT) 6,995
- Andrej Rublev (RUS) 6,400
- Matteo Berretini (ITA) 5,533
- Rozher Federer (SUI) 4,125
- Denis Shapovalov (CAN) 3,580