AlbanianSport.com 07/01/2019 12:15
ASNN – Njihuni me 10 tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, triumfatorë në një sport aristokratësh. Tenisi është një sport aristoktratësh, por njëherësh një prej sporteve më të ndjekur dhe më të bukur.
Nuk është një sport thjesht i dy vetave, që kanë një rrjetë të ulët përballë dhe një top të vogël që endet sa andej-këtej brenda ca kornizave të bardha, përkundrazi, tenisi është sport sa fizik, aq dhe tekniko-taktik, sa argëtues aq dhe emocional, sa me ndikim aq dhe gjithëpërfshirës.
Në dy ditët në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë 10 sportistët më të spikatur dhe më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe sot është pjesa e parë të numërimit tonë mbrapsht…
… vijon nga dje
- Andre Agasi
U lind më 29 prill 1970, në Las Vegas, Nevada (SHBA). Nisi karrierën në vitin 1986 dhe e mbylli më 2006-ën. Fitoi në karrierë gjithsej 61 tituj , prej të cilëve 8 “Grend Sleme”, siç janë 4 tituj të “Australia Open”, një “Roland Garro”, dy “US Open”, si dhe një “Uimbëlldon”. Ai ishte gjithashtu medalist i artë në Olimpiadën e Atlantës më 1996-ën dhe u përfshi në Hollin e Famës së Tenisit në vitin 2011.
- Xhon MekEnroi
U lind më 16 shkurt 1959 në Vajsbaden të Gjermanisë Perëndimore dhe banon aktualisht në Nju Jork të SHBA-së. Nisi karrierën në vitin 1972 dhe u tërhoq në vitin 1992. Fitoi 105 tituj në karrierë, prej të cilëve veçohen 7 “Grend Sleme”, siç 3 “Uimbëlldon”, 4 “US Open”. Ai u përfshi në Sallën e Famës së Tenisit në vitin 1999.
- Xhimi Konors
U lindi më 2 shtator 1952, në Ilinois në SHBA. E nisi karrierën në vitin 1972 dhe u tërhoq në vitin 1996. Fitoi 147 tituj në karrierën e tij, prej të cilëve 8 “Grend Sleme”, siç janë një “Australian Open”, dy “Uimbëlldon” dhe 5 “US Open”. Ai u përfshi në Hollin e Famës së Tenisit në vitin 1998.
- Ivan Lendëll
U lind më 7 mars 1960 në Ostravë të ish-Çekosllovakisë, ndërsa sot banon në Konektikat të SHBA-së. E nisi karrierën në vitin 1978 dhe u tërhoq në vitin 1994. Ka fituar 144 tituj në karrierë, prej të cilëve: 8 “Grend Slem”, të tillë si dy “Australian Open”, 3 “French” dhe 3 “US Open”. Lendëll u përfshi në Hollin e Famës së Tenisit në vitin 2001.
- Bjorn Borg
U lind më 6 qershor 1956 në Sodertalje të Stokholmit, Suedi. Ai banon ende në kryeqytetin suedez. E nisi karrierën në vitin 1973 dhe u tërhoq në vitin 1983, duke qenë një prej sportistëve të tenisit me karrierën më të shkurtër. Fitoi 101 tituj në karrierën e tij, prej të cilave 11 “Grend Sleme”, si 6 “Roland Garro” dhe 5 “Uimbledon”. U përsfshi në Hollin e Famës së Tenisit në vitin 1987.
Vijon nesër…