Gjergj Vyshka 19.11.2014 20:25
Dionis Çikani dhe Arkens Pepkolaj jo vetëm që kanë kaluar me sukses provën e tyre në Milano të Italisë, të paktën kjo edhe sipas menaxherit të FIFA-s, Lirim Zalla. Të dy këta lojtarë, njëri pjesë e Olimpikut dhe që stërvitet nga Arben Milori dhe tjetri pjesë e Akademisë së Futbollit Arkens, duket se kanë gjasa që sezonin e ardhshëm të jenë në Itali.
Dionis Çikani është i datëlindjes 1999 dhe luan në rolin e mesfushorit, kurse Arkens Pepkolaj, sërish mesfushor, por i datëlindjes 2000. Novara dhe Inter janë të interesuar për të dy këto lojtarë, të cilët do të dërgojnë dhe trajnerët e tyre për t’i parë gjatë kampionatit. Dhe sezonin e ardhshëm, edhe duke i bërë dokumentet e qëndrimit në Itali, ata do të jenë pjesë e kategorisë allievi, quajtur ndryshe në shqip para të rinj.
Dhe për të ardhmen e tyre në Itali menaxheri Lirim Zalla jo vetëm që është i sigurt, por dhe i kënaqur, sepse specialistët italian i kanë vlerësuar si Çikanin, ashtu dhe Pepkolajn. Veçanërisht Vito Valencano, i cili ka bërë të mundur dërgimin e Hysos tek Novara, apo dhe ndërmjetësinë e skuadrës së Termit në Itali.