Të premten njihen dy çiftet e gjysmëfinaleve, shorti, i lirë

Share Button

AlbanianSport.com 25/06/2020 17:25

ASNN – Me përfundimin e ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve, veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka njohur edhe 4 skuadra që do të vijojnë më tej betejën për këtë trofe, që siguron gjithashtu edhe një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të shkurtër se ditën e premte, në ora 11:00, në sallën e konferencave për shtyp në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet, do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin aktual, 2019-2020.

Siç dihet, ekipet që janë kualifikuar për në gjysmëfinaliste janë Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis. Nga shorti, i cili, ndryshe nga deri më tani që i përmbahej një formule fikse, do të jetë i lirë dhe, pas tij, do të përcaktohen dy çiftet dhe datat e përballjeve, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht 2020.

Të mërkurën në mbrëmje, Bylisi ka siguruar biletën e fundit për në gjysmëfinale, duke eliminuar Skënderbeun. Ballshiotët kanë marrë një barazim 1-1 në Korçë, duke kaluar për më tej pasi e kishin fituar minimalisht ndeshjen e parë në fushën e tyre. Më herët ishin përcaktuar edhe 3 gjysmëfinalistet e tjera.

Tirana, e cila e kishte fituar thellë, 5-1, takimin e para dy javëve në kryeqytet, ka bërë formalitetin në Lezhë përballë Besëlidhjes vendase, që ishte një nga dy skuadrat e vetme të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, që kishte mbijetuar deri në këtë fazë.

Skuadra tjetër e Kategorisë së Parë, Apolonia, e cila e kishte humbur ndeshjen e parë, 1-2 në fushën e vet përballë Kukësit, ka vijuar të mundet edhe në ndeshjen e kthimit me verilindorët, me shifrat 3-1, në takimin e zhvilluar pasdite në Stadiumin “Elbasan Arena”. Kukësi mbetet kështu në luftë për një trofe në të dyja frontet.

Skuadra e fundit që është kualifikuar pasdite ka qenë Teuta, e cila ka triumfuar me një gol të Arapit 14 minuta para fundit të kohës së rregullt ndaj Vllaznisë. Durrsakët kalojnë kështu më tej, duke qenë se takimi i para dy javëve, i luajtur në Shkodër, ishte mbyllur në barazim 2-2.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh