Të mos hedhim më gurë…

Share Button

Endrit-Sauku

Nga Endrit Sauku 08.10.2015 13:30

Ndeshja Shqipëri-Serbi nisi në ato pak kilometra që ndanin aeroportin me hotelin. Autokolona e përfaqësueses serbe udhëtonte me masa të jashtëzakonshme sigurie, aq sa do ta kishe zili edhe një presidenti i një vendi të rëndësishëm. Policë në çdo kthesë, në çdo cep rruge.
Kuriozët pushtuan trotuaret, duke filmuar me celularë apo më të zjarrtit me flamuj kombëtarë. Një atmosferë e ndezur duke krijuar përshtypjen që do të ishte vetëm një presion psikologjik ndaj kundërshtarit, por në hyrjen e Rrugës së Durrësi ndodhi ajo që nuk duhej. Një person, që ende nuk dihet se kush është, lëshoi gurë mbi autobusin e serbëve, si për të treguar hakmarrjen e tij personale. fatmirësisht nuk ndodhi gjë, nuk u lëndua kush.
Por kjo ishte një goditje që nuk duhej, që nuk nevojitej, për t’i dhënë shkak mediave serbe të shkruanin për pasigurinë në Shqipëri. Në konferencën për mediat ky incident u përmend si i vogël, por për kreun e Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç kjo nuk duhet të ndodhë, pasi është gati të tërheqë ekipin.
Sjellja është e pajustifikueshme, pasi nuk na zgjidhi gjë. Nuk u treguam trima me atë që bëri dikush, i cili ndoshta nuk e di që i dha shkak serbëve të thonë që nuk jemi të sigurtë. Mendoj se duhet të numërojmë të paktën deri në tre për të gjetur disa arsye që të mos hedhim më gurë, që do të na kthehen si “bumerang”.
Na duhen 3 pikë që të shohim Francën. Na duhet një sjellje dinjitoze për të treguar se nuk jemi ballkanas gjaknxehtë, por njerëz të qytetëruar. Të shfaqim sportivitet, që i gjithë mundi dhe përpjekjet të mos shkojnë dëm, që fryma e atyre të cilët zbresin në fushë të mos shkojë kot.
Të bëjmë durim edhe për pak orë, që t’i japim vetes të drejtën të festojmë së bashku. Kjo do të jetë një goditje më e fortë se një apo disa gurë, pas e vret më shumë kundërshtarin që vjen në Elbasan të na presë ëndrrën në mes. Të mos ia lejojmë me sjelljen e tonë dhe të mbështesim djemtë në fushë. Kualifikimin në Evropian e meritojmë të gjithë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh