AlbanianSport.com 22/05/2020 22:25
ASNN – Ishte vendi më i prekur fillimisht në Evropë nga epidemia e virusit korona dhe, natyrshëm, edhe rihapja pas karantinës do të ishte më e ngadalshme. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në lojë ka hyrë edhe një faktor kokëfortë, siç ishte qeveria italiane, e mishëruar më së miri në trajtën e Ministrit të saj të Sporteve, Vinçenco Spadafora.
Por tanimë ngjan se po duket dritë në fund të tunelit. Me 28 maj, ditën e mërkurë, pritet që kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, të japë dhe datën përfundimtare zyrtare të rifillimit të Serisë A. Por, tifozët e kampionatit italian nuk kanë nevojë të presin, pasi mediat në gadishullin e Apenineneve kanë zbuluar se futbolli do të rikthehet me datë 20 qershor 2020.
Dy ditë më parë, futbolli italian mori ultimatumin që të mbyllë sezonin para datës 20 gusht, më saktësisht Serie A, pasi Kupa e Italisë, parashikohet të mbyllet me 31 gusht 2020, datë kur do të luhet dhe finalja e madhe. Me pak fjalë, pushime këtë verë, futbollistët nuk do të kenë, edhe pse sezoni 2020-21, parashikohet të rifillojë në shtator.
Ndërkaq, çështja “merkato”, mbetet ende një mister, pasi nuk dihet si do të veprohet në dritaren e transferimit.