AlbanianSport.com 26/11/2018 20:05
ASNN – Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në fazën e grupeve gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, atë të 16-shes, të Ligës së Kampioneve. Të martën luhet ndeshjet e 5-ta në grupet E, F, G dhe H. Kështu, Liga e Kampioneve luan të martën ndeshjet e 5-ta në grupet E, F, G dhe H dhe gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, atë të 16-shes, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në fazën e grupeve.
Në grupin E, Bajerni i Mynihut kualifikohet edhe me një barazim në shtëpi ndaj Benfikës, ashtu sikundër bën edhe Ajaksi me një fitore në Athinë përballë AEK-ut vendas. Çdo rezultat tjetër e lë hapur çështjen e kualifikimit, ndërsa paksa më e thjeshtuar është situata në grupin F, ku Mançester Siti dhe Lioni përballen me njëra-tjetrën në Francë.
Dy skuadrat janë të ndërgjegjshme se, në varësi të ndeshjes tjetër, asaj midis Hofenhaimit dhe Shahtjorit të Donjeckut, edhe barazimi do t’i kualifikonte për më tej si anglezët, ashtu edhe francezët. I njëjti skenar vlen edhe për grupin G, ku Roma pret Realin e Madridit, në një duel ku barazimi mjafton t’i kualifikojë si italianët, ashtu edhe spanjollët.
Por vetëm nëse CSKA-ja e Moskës nuk arrin të fitojë në përballjen në fushën e vet me Viktorian e Plzenjit. Më e ndërlikuar është situata në grupin H, ku Juventusi kualifikohet me fitoren në fushën e vet ndaj Valencias, pavarsisht asaj që ndodh në përballjen tjetër, midis Mançester Junajtid dhe Jang Bojs. Edhe anglezët e kanë të qartë se, çdo rezultat tjetër veç fitores do t’i komprometonte shanset e tyre për kualifikim.