AlbanianSport.com 22/03/2021 19:25
ASNN – Raporti financiar i FIFA-s nxjerr në pah zhvendosjen e shifrave për shkak të epidemisë së “Covid-19”. Në atë që është një gur kilometrik për sportin më popullor në botë, është mësuar se vitin e shkuar, FIFA, duke se ka siguruar më tepër të ardhura nga “video-lojërat” sesa nga vetë loja e futbollit.
Raportet financiare të sapobotuara të 2020-ës nga organizmi që qeveris futbollin botëror tregojnë se $158.9 milionë amerikanë ose 133.2 milionë Euro, nga 266.5 milionë dollarë ose 223.3 milionë Euro në total që kanë qenë të ardhurat e saj, kanë për burim të drejtat e licencimit të këtyre videolojërave.
“Një burim kyç i të ardhurave të sektorit të licencimit të të drejtave të autorit në video-lojëra”, – ka shpjeguar FIFA në deklaratë për shtyp, duke vijuar: “Në kontrast me shumë sektorë ekonomik që u ndikuan në mënyrë drastike nga “Covid-19”-ta, industria e video-lojërave tregoi se ishte shumë më rezistente ndaj epidemisë.”
Natyrisht, shifra të tilla mund të ngjajnë edhe më të vogla nëse do të merren parasysh në kuadrin 4-vjeçar të FIFA-s, ku burimi më i madh financiar do të jetë Botërori i 2022-shit . Por vlen të theksohet se kjo është hera e parë në historinë e një organizmi që qeveris një sport tradicional që gjeneron më tepër të ardhura në një vit nga video-lojërat sesa nga vetë aktiviteti i tij fizik.
Dhe, duke parë prirjet nuk ka të ngjarë të jetë as viti i fundit, teksa FIFA ka treguar se nuk ngurron të përqafojë teknologjinë dhe gjithçka lipset për të çuar futbollin përpara.