AlbanianSport.com 05.01.2015 22:55
ASNN – Këtë sezon, atletet legjendare “adidas Supernova Glide BOOST”, do të prezantohen përmes një dizajni tepër të veçantë, të ndërtuar posaçërisht për një përshtatje unike me të gjitha terrenet dhe llojet e sporteve, për një pamje moderne dhe, mbi të gjitha, për t’ju ofruar të gjitha femrave, ndjesinë e freskët të të qenit një femër “trendi”. Atletet e reja “adidas Supernova Glide Boost” do të vazhdojnë të vlerësohen me çmimin “BOOST midsole”, të projektuara për të siguruar që çdo ndjesi e lindur gjatë vrapimit të transformohet në një lëvizje të butë e të vazhdueshme dhe në një rrëshqitje të ëmbël.
Këtë sezon të ri, atletet e femrave “Supernova Glide BOOST”, janë dizenjuar në pjesën e sipërme në një formë të re, duke sjellë një pamje ndryshe dhe unike, plot shkëlqim, elegancë dhe stil, por duke i qëndruar besnik dhe ruajtur ndërkohë integritetin e performancës që “Supernova” garanton në çdo kohë dhe për këdo. Për të përmbushur me sukses këtë objektiv, karakteristikat teknike janë rindërtuar përgjatë gjithë këpucës, me qëllim sigurimin e siluetës së duhur dhe sa më elegante, ashtu siç çdo femre do i kishte hije.
“Ne e kemi përshtatur versionin e ri të “Supernova Glide BOOST” për të përmbushur te gjitha nevojat fizike dhe estetike të grave, por pa kompromentuar asnjë prej teknologjive bazë dhe më të besuara të “Supernova”-s,- u shpreh Adrian Liik, zv/president i “adidas running”. – Kjo qasje e re me dizajnin e “Supernova”-s, na lejon për të festuar plotësisht bukurinë e hijeshinë e femrave gjatë vrapimit, të karakterizuara nga një stil dhe performancë e lartë.”
Shkuma tipike e atleteve “BOOST”, e përbërë nga një material tepër i butë dhe i rehatshëm në pjesën e poshtme, shërben si një mbështetje mbrojtëse, siguron një ecje të lehtë dhe pa pengesa dhe përmes përdorimit të mijëra kapsulave sigurohet kthimi më i lartë dhe i qëndrueshëm i energjisë në këtë industri. Kombinimi i rehatisë, butësisë dhe energjisë që përcjell teknologjia “BOOST”, bën të mundur që aktivitetet e ditës t’i përshtaten më së miri të nxehtit dhe të ftohtit, sezon pas sezoni, duke realizuar kilometra të panumërta, aq sa çdo vrap me “BOOST”-et në këmbët tuaja, të krijon ndjesinë sikur është vrapi i parë.