Takimet e orës 21:00, spikatin të papriturat, plotësohet lista e 16-shes

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2019 07:05

ASNN – Eliminohet Bajer Leverkuseni, finalizohet lista e 16 skuadrave që vijojnë më tej betejën. Ndryshe nga takimet e orës 18:55, ato të orës 21:00 të kthimit të turit të 32-shes së Ligës së Evropës kanë qenë më dorështrënguara sa u përket shënimit të golave, pasi në to u realizuan 18 gola. Po kështu, ndërsa në 8 takimet e para fituan vendaset në 8 të dytat nuk munguan të papriturat dhe fitoret e skuadrave udhëtuese. E tillë ishte fitorja në Belgjikë, 1-4 e Sllavias së Pragës ndaj Genkut vendas, që kualifikon për më tej çekët, teksa ndeshja e parë në fushën e tyre ishte mbyllur pa gola. Po kështu, Rena ka kapërcyer atë barazim 3-3 që arriti në fushën e vet ndaj Real Betisit para një jave, duke vijuar të fitojë 3-1 në udhëtimin të enjten përtej Pirenejve dhe duke siguruar vendin në 16-she. Një tjetër skuadër që u kualifikua në fushë të huaj është edhe Krasnodari, pasi rusët kanë marrë një barazim 1-1 në Gjermani përballë Bajer Leverkusenit, që i kualifikon ata për më tej, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Fitoret e arritura në fushë të huaj i mbrojtën me sukses edhe Çellsi, që atij triumfi 2-1 para një jave në Suedi i shtoi edhe një 3-0 në Londër ndaj Malmoes, por edhe Benfika, që barazoi pa gola në shtëpi me Gallatasarajin, por kualifikohet pas fitores 2-1 të arritur para një jave në Turqi. Dinamo e Kievit, e cila kishte marrë një barazim 2-2 me Olimpiakosin në Greqi në ndeshjen e parë, fitoi me një gol të vetëm në shtëpi dhe kualifikohet për më tej, ashtu siç bën edhe Interi, që mposhti me 4 gola Rapidin e Vjenës, në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kësisoj, skuadrat që u kualifikuan për më tej nga ndeshjet e kthimit të orës 21:00 të turit të 32-shes së Ligës së Evropës janë Sevilja, Interi, Sllavia e Pragës, Krasnodari, Çellsi, Rena, Dinamo e Kievit dhe Benfika.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh