AlbanianSport.com 14/03/2019 21:10
ASNN – Çellsi dhe Napoli mbrojnë fitoret e ndeshjeve të para, Valencia, kualifikim dramatik në Rusi. Kanë qenë të begata 3 ndeshjet e kthimit të turit të 16-shes së Ligës së Evropës, që nisën në ora 18:55, pasi në to janë shënuar plot 11 gola ndërsa nuk ka munguar as dramaticiteti i minutave shtesë në Rusi. Thuajse gjysma e këtyre golave janë në shënuar në Kiev.
Aty ku Dinamo vendase ka kapitulluar pa kushte përballë Çellsit, duke u mundur me shifrat 0-5. Anglezët e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 3-0, por kanë vijuar të shkojnë më larg në ndeshjen e kthimit, teksa Olivië Zhiru ka shënuar një 3-golësh, ndërsa emrin në listën e shënuesve e kanë shkuar edhe Markos Alonso dhe Hadson Odoi.
Çellsi shkon kështu në çerekfinale, ndërsa rezultatin e ndeshjes së parë, atë fitore 3-0 në Itali e mbrojti edhe Napoli, ndonëse me pak vështirësi, teksa u mund 1-3 në Austri nga Salzburgu, në një ndeshje të kthimit që për hir të së vërtetës ishte drithëruese, me raste të shpeshta për shënim, sidomos për skuadrën vendase. Por drithërimat e vërteta ishin në Rusi.
Aty ku Valencia e mbrojti për 85 minuta fitoren 2-1 të arritur në fushën e vet para një jave. Por goli i Sulejmanovit ktheu gjithçka në favor të vendasve, që u duk se po i drejtoheshin sigurimit të vendit historik në 8-shen e më të mirëve të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit. Por Valencia ka përmbysur gjithçka në minutën e dytë shtesë, duke gjetur golin e barazimit, dhe janë spanjollët që vijojnë më tej në kurriz të rusëve.