Takimet e orës 18:55, gjithçka e hapur në 8 çifte sa i përket kualifikimit

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2019 20:50

ASNN – Shënohen vetëm 6 gola në 6 ndeshje dhe 10 në dy ndeshjet e tjera, por kualifikimi është ende në lojë. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka luajtur të enjten takimet e para të turit të 32-shes dhe në 8 ndeshjet e para, që u luajtën duke nisur nga ora 18;55, ajo që spikati ishte fakti se në 6 takime u shënuan vetëm 6 gola, ndërsa në dy të tjerat, që u mbyllën në barazim, u shënuan plot 10 gola.

Përballja e luajtur në Rusi midis Krasnodarit dhe Bajer Leverkusenit, por edhe ajo e luajtur në Republikën Çeke,  midis Sllavias së Pragës dhe Genkut, janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndërkaq, Bate Borisovi mposhti me një gol të vetëm në Bjellorusi Arsenalin, ndërsa me një gol të vetëm, por në fushë të huaj, triumfoi edhe Sevilja në Itali ndaj Lacios, por edhe Interi në Austri ndaj Rapidit të Vjenës. Fitore në fushë të huaj, por me shifrat 2-1, korri edhe Benfika në Turqi ndaj Gallatasajit.

Dy ndeshjet që dhuruan më tepër gola, ishin barazimet e arritura në Greqi dhe në Francë. Olimpiakosi vendas kaloi dy herë në epërsi ndaj Dinamos së Kievit, por, në të dyja rastet ukrainasit u kundërpërgjigjën, duke marrë një barazim të vyer me gola me vete për ndeshjen e kthimit në shtëpi. Një barazim të vyer me gola mori për ndeshjen e kthimit në shtëpi edhe Real Betisi, që kapërceu pësimin e dy golave të hershëm dhe kalimin për herë të dytë në disavantazh.

Për të marrë një barazim 3-3 me një gol të realizuar në fundin e kohës së rregullt. Rezultatet e takimeve të para të këtyre 8 ndeshjeve lënë gjithçka të hapur për ato të kthimit, që luhen pas një jave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh