Takimet e dyta të së enjtes, dominojnë vendaset, fitojnë 9 nga 12 ndeshje

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2018 23:50

ASNN – Takimet e orës 21:00 kanë mbyllur edhe raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Ligës së Evropës dhe, interesant është faktin se vetë në një takim ka fituar ekipi udhëtues, 3 takime janë mbyllur në barazim, ndërsa 9 të tjerat janë fituar nga vendaset. Kështu, në grupin G, kryesuesja pas ndeshjeve të para, Rapidi i Vjenës, ka vizituar Skocinë për t’u ndeshur me ekipin e Gllasgou Rejnxhërs, ku është mundur 1-3 nga vendasit.

Ndërsa Spartaku i Moskës, që e humbi ndeshjen e parë, është ndarë me një barazim 3-3 në fushën e vet me Vijarealin. Skocezët kryesojnë me 4 pikë, një më tepër sesa austriakët dhe dy më tepër sesa spanjollët. Në grupin H, përballja e dy kryesueseve pas ndeshjeve të para, Eintrahtit të Frankfurtit dhe Lacios, që erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua nga gjermanët 4-1, ndërsa në duelin tjetër, Apoloni i Limasolit ka marrë një barazim 2-2 në fushën e vet Olimpikun e Marsejës.

Gjermanët kryesojnë me 6 pikë, të ndjekur nga italianët me 3. Beshkiktashi dhe Genku, që kryesonin grupin I me pikë të plota pas ndeshjeve të para, kanë vizituar përkatësisht suedezët e Malmoes dhe norvegjezët e Sarpsborg 08-ës, duke dalë të dy të mundur, përkatësisht 0-2 dhe 1-3. Të 4 skuadrat e këtij grupi kanë nga 4 pikë secila, ndërsa në grupin J, Sevilja dhe Krasnodari, që i patën fituar ndeshjet e para, u përballen me njëra-tjetrën në Rusi dhe vendasit kanë fituar 2-1, duke marrë kreun e renditjes.

Ndërsa në duelin tjetër, Standardi i Liezhit ka fituar 2-1 në Belgjikë ndaj turqve të Akhisarsporit. Në grupin K, gjithçka ka nisur në ora 16:50, me takimin midis Astanës dhe francezëve të Renës, që u fitua nga kazakët 2-0. Në mbrëmje, Dinamo e Kievit ka marrë një barazim 2-2 me Jablonecin në fushën e kësaj të fundit. Pas ndeshjeve të dyta, Astana kryeson renditjen me 4 pikë, e ndjekur nga Rena me 3 dhe ukrainasit me dy.

Dhe, së fundi, në grupin L, BATE Borisovi dhe Çellsi, që i kishin fituar takimet e para, pritën në shtëpi përkatësisht PAOK-un e Selanikut dhe Vidin. Bjellorusët janë mundur 1-4 nga grekët, ndërkohë që londinezët mundën me një gol të vetëm hungarezët dhe kryesojnë renditjen me pikë të plota, 6, të ndjekur nga PAOK-u dhe BATE, me nga 3 pikë secila.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh