AlbanianSport.com 31/05/2019 17:45
ASNN – Trajneri i portierëve të përfaqësueses së Brazilit, Kláudio Tafarel, thotë se skuadra e tij nuk duhet t’i shikojë kundërshtarët, por duhet të fokusohet në vetvete për të arritur fitoren. Ndërsa për Nejmarin, ai shprehet: “Nejmari është duke u përgatitur sa më shumë që të jetë e mundur”.
“Ai ka pasur një problem në gju, por është duke u trajtuar, në Qendrën e Ekselencës të “Granja Komarisë”, – ka vijuar ish-kampioni i botës. – Ai është i fokusuar te Kupa e Amerikës dhe të gjithë shpresojmë që ai të lërë gjurmë aty. Për ne është shumë e rëndësishme fitorja.”
“Nuk luhet një ndeshje sa për të kaluar radhën, ne luajmë pë të fituar”, – ka përfunduar Tafareli. Ndërkaq, trajneri i përfaqësueses së futbollit të Perusë, Rikardo Gareka thotë se ka “shpresa të mëdha” për ekipin e tij në Kupën e Amerikës. Ai tha se ka një ekip me lojtarë me përvojë dhe kjo i krijon atij qetësi.
“Kam pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër, por nuk e di se sa larg mund të shkojmë, – tha trajneri i skuadrës amerikanolatine. – Hapi i parë është kualifikimi. Kjo është ajo për të cilën jemi përqendruar. Ne jemi një skuadër me lojtarë me përvojë, gjë që më krijon një qetësi të caktuar.”