Gjergj Vyshka 08.12.2015 07:55
Taekuondoja shqiptare në versionin World ka ardhur me 18 medalje nga Kampionati Ballkanik në Zrenjanjin të Serbisë, teksa shkruan historinë e saj pas 23 vjetësh që nga themelimi i saj si disiplinë sportive në vendin tonë.
Janë dy medalje ari, të cilat kanë ardhur nga Ada Demneri dhe Mantho Prokopi. Më pas shtatë medalje argjendi, të cilat i ka marrë Elvis Gjana, Besarb Hykollari, Krisantho Quku, Ronan Rexhmati, Julian Selenica, Ariel Rrushi dhe Raisa Sallagaj.
Por në të njëjtën kohë janë fituar dhe 9 medalje argjendi, që kanë ardhur nga sportistët Visar Pitushi, Elord Gjana, Juirdo Cani, Glikeria Quka, Arlind Lushaj, Ronald Domi, Ozvaldo Zhuzhi, Martin Kaso, Rais Sallagaj.
Pra një përfaqësim më shumë se sa dinjitoz i Taekuondosë shqiptare në këtë Ballkaniadë.