AlbanianSport.com 26/05/2018 12:15
ASNN – Sipas njoftimit që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Markaj, më 7 qershor 2018, në ora 19:00, në mjediset e Parkut Olimpik, Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin “World” do të organizojë Asamblenë e Përgjithshme. Qëllimi i parë është rinovimi i kryesisë, ndërsa dy anëtarët e propozuar janë Marsel Peti, i ardhur nga “Sun Rej”, dhe Ina Kërçiku, propozuar nga “Ortek”. E këto zgjedhje në kryesi kanë ardhur për shkak të dorëheqjes së Ymer Ciliq dhe Rovena Markut.
Po kështu do të bëhen dhe propozime për Statutin e ri të Federatës Shqiptare të Taekuondosë (World), që duhet të jetë ashtu sikurse e kërkon Ligji i Ri i Sportit. Si rinovimi i kryesisë, ashtu dhe i statutit, duket se është me detyrim. Ndaj dhe është duke u thirrur Asambleja e Përgjithshme.