Gjergj Vyshka 01.04.2016 09:35
Komisioni Teknik i Federatës Shqiptare të Taekuondosë (World) ka vendosur që të shtunën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës të organizohet vetëm Kampionati Kombëtar i 20-të Kombëtar për Të Rritur dhe Të Rinj.
Pjesën e fëmijëve, apo të kategorisë të paratërinjve, e ka lënë për një kohë të dytë, ndërsa sipas sqarimit që ka dhënë zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë World, Leo Kapri, data dhe vendi nuk dihet.
E gjithë kjo ndarje, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë për “Sport Ekspres” Kapri, ka ardhur për shkakun se janë shumë ndeshje dhe shumë sportist.
E kësisoj pritet që të jetë një kampionat dyluftimi për të rritur dhe të rinj me shumë rivalitet dhe cilësi për taekuondonë shqiptare, që vazhdon të kërkojë ende kualifikimin me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.