AlbanianSport.com 01.04.2016 15:25
ASNN – “Top Tirana Open”, turneu ndërkombëtar i Taekuondosë në versionin “World”, i cili këtë vit ka edicionin e tij jubilar, atë të 5-të, po kapërcen të gjitha pritshmëritë përsa i përket pjesëmarrësve. Ashtu siç pohon duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com organizatori i këtij turne, kreu i Klubit të Taekuondosë “Top Gym Sport”, Leo Kapri, ky turne është shndërruar në pak vite në turneun madhor të këtij sporti në Shqipëri, madje edhe të gjithë arteve marciale, si dhe po synohet edhe shndërrimi i tij në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar.
“Në fakt, duke parë rritjen progresive të pjesëmarrjes në këtë turne, ku vitin e parë kishim afro 100 pjesëmarrëse, ndërsa vitin e shkuar, që ishte i katërti, i kapërcyem 400 sportistët konkurrues, patëm vendosur si limit numrin prej 600 pjesëmarrësish, – ka sqaruar Kapri, duke folur për faqen tonë. – Por ja ku jemi tani dhe, në momentin që po flasin, teksa ka mbetur diçka më tepër sesa një muaj deri më 7 maj 2016, kur mbahet edhe gara, janë regjistruar plot 502 vetë dhe ne presim që regjistrimet të vijojnë me të njëjtat ritme, çka e bën kufirin prej 600 pjesëmarrësish, të arritshëm.”
Natyrisht, një pjesëmarrje kaq masive, përveçse është një arritje, është në vetvete edhe një sfidë organizative, edhe për faktin se kapacitetet infrastrukturore sportive në Shqipëri janë të kufizuara. “I kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë, por kemi vendosur të mbetemi në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, – rrëfen Kapri, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Taeukondosë (World). – Por edhe aty, si kurrë më parë, ka të ngjarë të shtrihemi në sallën nr. 2, në mënyrë që garat të mbarojnë brenda ditës.”
Kapri është krenar edhe për faktin se, ai që nisi si një turne modest kombëtar, tanimë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shndërruar gjithnjë e më tepër në një turne madhor ndërkombëtar. “Natyrisht që sportistët shqiptarë përbëjnë një pjesë të mirë të pjesëmarrësve, por kam kënaqësinë të konstatoj se, përtej trojeve shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, këtë vit do të kemi një numër të madh konkurrentësh nga Greqia, por edhe nga Italia, nga Serbia, madje edhe nga Izraeli, – zbulon ai. – Nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të hartës së këtij turneu, por le të presim.”
“Top Tirana Open 2016”
Turneu i Hapur Ndërkombëtar
i Taekundosë (World)
(7 maj 2016)
Ja të gjitha hollësitë e turneut:
Vend pjesëmarrëse deri më tani: 8 (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi, Itali, Izrael)
Skuadra pjesëmarrëse deri më tani: 51
Sportistë pjesëmarrës deri më tani: 502 (371 meshkuj, 131 femra)
Gjyqtarë pjesëmarrës deri më tani: 39
Numri i kategorive të moshave deri më tani: 4
Numri i kategorive të peshave deri më tani: 72
Numri i përgjithshëm i ndeshjeve deri më tani: 430
Gjinia Kategoria Klasi Garues Ndeshje Totali
Meshkuj Fëmijë -23 Kg A 5 4
Fëmijë -25 Kg A 4 3
Fëmijë -27 Kg A 9 8
Fëmijë -30 Kg A 16 15
Fëmijë -33 Kg A 10 9
Fëmijë -36 Kg A 16 15
Fëmijë -40 Kg A 11 10
Fëmijë -44 Kg A 9 8
————————————————————————————– 80
Femra Fëmijë -25 Kg A 1 0
Fëmijë -27 Kg A 1 0
Fëmijë -30 Kg A 1 0
Fëmijë -33 Kg A 3 2
Fëmijë -36 Kg A 5 4
Fëmijë -40 Kg A 3 2
Fëmijë -44 Kg A 2 1
————————————————————————————– 16
Meshkuj Paratërinj -33 Kg A 16 15
Paratërinj -37 Kg A 23 22
Paratërinj -41 Kg A 26 25
Paratërinj -45 Kg A 28 27
Paratërinj -49 Kg A 20 19
Paratërinj -53 Kg A 15 14
Paratërinj -57 Kg A 5 4
Paratërinj -61 Kg A 5 4
Paratërinj -65 Kg A 4 3
Paratërinj +65 Kg A 5 4
————————————————————————————– 147
Femra A 1 0
Paratëreja -33 Kg A 3 2
Paratëreja -37 Kg A 5 4
Paratëreja -41 Kg A 13 12
Paratëreja -44 Kg A 5 4
Paratëreja -47 Kg A 5 4
Paratëreja -51 Kg A 3 2
Paratëreja -55 Kg A 8 7
Paratëreja -59 Kg A 5 4
Paratëreja +59 Kg A 7 6
————————————————————————————– 55
Meshkuj Të Rinj -45 Kg A 7 6
Të Rinj -48 Kg A 5 4
Të Rinj -51 Kg A 8 7
Të Rinj -55 Kg A 9 8
Të Rinj -59 Kg A 14 13
Të Rinj -63 Kg A 12 11
Të Rinj -68 Kg A 8 7
Të Rinj -73 Kg A 5 4
Të Rinj -78 Kg A 4 3
Të Rinj +78 Kg A 3 2
————————————————————————————– 75
Femra Të Reja -42 Kg A 1 0
Të Reja -44 Kg A 1 0
Të Reja -49 Kg A 8 7
Të Reja -52 Kg A 7 6
Të Reja -55 Kg A 8 7
Të Reja -59 Kg A 10 9
Të Reja -63 Kg A 3 2
Të Reja -68 Kg A 2 1
Të Reja +68 Kg A 2 1
————————————————————————————– 42
Meshkuj Të Rritur -54 kg A 2 1
Të Rritur -58 kg A 5 4
Të Rritur -63 kg A 8 7
Të Rritur -68 kg A 14 13
Të Rritur -74 kg A 13 12
Të Rritur -80 kg A 9 8
Të Rritur -87 kg A 1 0
Të Rritur +87 kg A 10 9
————————————————————————————– 62
Femra Të Rritura -46 kg A 1 0
Të Rritura -49 kg A 4 3
Të Rritura -53 kg A 3 2
Të Rritura -57 kg A 2 1
Të Rritura -62 kg A 2 1
Të Rritura -73 kg A 2 1
————————————————————————————– 14
Meshkuj Fëmijë -48 Kg A 5 4
Fëmijë +48 Kg A 2 1
————————————————————————————– 7
Femra Fëmijë -48 Kg A 2 1
Fëmijë +48 Kg A 2 1
————————————————————————————– 4