Gjergj Vyshka 21.01.2016 15:30
Federata Shqiptare e Taekuondosë (World) ka lajmëruar dje nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook” se, të shtunën e ardhshme, në mjediset e Universitetit të Sporteve të Tiranës (salla e fitnesit) do të organizohet testimi për “Dan” dhe “Poom/Dan”.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Taekondosë (World), në ora 13:00, të gjithë pjesëmarrësit në seminarin e dhjetorit duhet të jenë prezent për të bërë regjistrimin përfundimtar.
E më pas, nga ora 14:00, deri më 14:30 do të zhvillohet testimi teorik, kurse nga ora 15:00, deri më 16:00, ai praktik.