Gjergj Vyshka 22.10.2014 20:15
Ada Demneri, përfituesja e bursës olimpike, e cila do t’i japi mundësinë e përgatitjes për të arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka qenë pjesëmarrëse fundjavën e kaluar në turneun e Beogradit. Quajtur ndryshe “Galeb Belgrade Trophy Serbia Open”.
Demneri konkurron në peshën 52 kg në taekuondo (World) dhe në raundin e parë ka mundur kundërshtaren nga Bjellorusia. Ndërkohë që në raundin e dytë është mundur nga gjermania, e cila ka zënë vendin e tretë dhe ka merituar medaljen e bronztë.
Nuk duhet harruar se në Kampionatin Ballkanik të Taekuondosë, në Slloveni, Demneri ka marrë medaljen e argjendtë.