AlbanianSport.com 10.04.2016 13:15
ASNN – Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës dje është zhvilluar kampionati i 20-të kombëtar për të rinj dhe të rritur në taekondo World. Vllaznia për të rritur dhe Orteku për të rinj kanë qenë kampionët e Shqipërisë.
“Top Gym Sport” e Leo Kaprit, po në këtë kampionat ka numëruar 9 medalje. Të artat kanë ardhur nga Donaldo Dizdari, Ada Demneri, Erlind Lushaj dhe Ariel Rrushi. Në vendin e dytë ose medalje të argjendta kanë marrë Klodian Kokonozi dhe Krisantho Quka.
Ndërsa në vendin e tretë janë renditur Andi Qerimi, Enrik Gegaj dhe Rei Boni. Përtej kësaj Visa Pitushi i Apolonisë është shpallur sportisti më i mirë i të rriturve.