AlbanianSport.com 02.05.2016 16:10
ASNN – Turneu i Hapur Ndërkombëtar “International Podgorica Open 2016” në sportin e Taekuondosë, në versionin “World”, një veprimtari që mblodhi mbi 200 sportistë nga i gjithë rajoni, ishte si për kategorinë e të rinjve, ashtu dhe atë për të rritur e paratërinjve dhe mes sportistëve nga Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Bosnjë-Herzegovina, Kosova etj., ishin edhe disa ekipe, përfaqësues nga Shqipëria.
Kështu, Shqipëria mori pjesë me disa ekipe dhe ashtu sikurse Top Gym Sport dhe Dinamo, në turneun e hapur të Malit të Zi në taekuondo World ka qenë pjesëmarrëse edhe Tirana e trajneres Arjola Kasa (Zhegu). Kjo skuadër ka arritur të marrë 12 medalje, të cilat janë tre ari, katër argjendi dhe pesë bronzi.
Madje Tirana ka zënë dhe vendin e dytë si skuadër në kategorinë e të rinjve, ndërsa kësisoj ka bërë një paraqitje më shumë se dinjitoze si ekip.