Gjergj Vyshka 12.10.2014 10:25
Ada Demneri dhe Ledian Çekaj janë stolisur me argjend, duke qenë nënkampionë të Gadishullit. Shqipëria e Taekuondosë (World), edhe sipas shefit të delegacionit, zëvendëspresidentit të Federatës, Elvis Vulka, ka ardhur me 10 medalje nga Kampionati Ballkanik, që është zhvilluar në Slloveni.
8 medalje janë bronzi, që kanë ardhur nga Besard Hykollari (pesha 45 kg, paratërinj), Valdet Allaraj (pesha 49 kg, kadet), Ariel Rrushi (pesha 53 kg, kadet), Juirdo Cani (pesha 59 kg, paratërinj), Fabiola Brahja (pesha 55 kg, të reja), Adien Bajrami (të rritur, pesha 54 kg), Amarildo Gashi (pesha 63 kg, të rritur), Desara Duka (pesha 67 kg, të rritura).
Ndërkohë Ada Demneri dhe Ledian Çekaj kanë arritur deri në finale, por në fund nuk kanë mundur ta kalojnë kundërshtarin e tyre. Ndaj dhe kanë marrë medalje argjendi, ndërsa kështu janë nënkampionë të Gadishullit. Dhjetë medalje dhe kjo është një sukses më vete për taekuondonë shqiptare.