Gjergj Vyshka 05.12.2015 07:55
Shqipëria e Taekuondosë në versionin “World” është nisur për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të të rriturve, i cili zhvillohet në Zrenjanin të Serbisë. Do të jenë gjithsej 33 sportistë, të cilët do të marrin pjesë në këtë Ballkaniadë, ndërsa Federata Shqiptare e Taekuondosë i ka uruar suksese dhe medalje.
E sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë janë: Martin Kaso, Ozvaldo Zhuzhi, Kerim Kaja, Rais Sallagaj, Enkel Kaso, Raisa Sallagaj, Ardi Qerimi, Arlind Lushaj, Kevin Trifoni, Ronald Domi, Julian Selenica, Ariel Rrushi, Glikeria Quka, Genajda Malaveci, Zini Merdanaj, Besarb Hykollari, Ronan Rexhmati, Valdet Allaraj, Juirido Cani, Kujtim Allaraj, Mantho Prokopi, Krisantho Quka, Donaldo Dizdari, Erges Gjeta, Dea Tërbuni, Elord Gjana, Adien Bajrami, Elvis Gjana, Visar Pitushi, Ledian Çekaj, Ditmir Vodinaj, Arsid Loshi, Ada Demneri.
Në krye të delegacionit do të jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekondosë, Arben Markaj, kurse trajnerë do të jenë Leo Kapri, Arjola Kasaj, Julian Caca, Ismail Kryemadhi, Elion Puka, Xhevahir Hysa. Në rolin e menaxherëve do të jenë Elvis Vulka, Fatjon Rapollari dhe Angjelin Mrruku. Por në këtë Ballkaniadë në rolen e gjyqtares do të jetë edhe Elona Kapri.