Taekuondo / “Korça Open” shpall fituesit, triumfon Skënderbeu vendas

Share Button

 

Taekuondo-ITF-logo

Gjergj Vyshka 09.10.2014 11:55

 

Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe në kalendarin vjetor të Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF, të dielën e kaluar në Korçë është zhvilluar turneu i parë i hapur “Open Korça”. Në të, edhe sipas informacionit që ka përcjellë për Gazeta e Sportit, drejtori teknik i kësaj Federates, Mjeshtër Bujar Çaushi (6 Dan), kanë marrë pjesë 23 anëtarë të këtij institucioni.

Ata kanë qenë të ndarë në kategori nga mosha 5-35 vjeç. Sportistët pjesëmarrës konkurruar në disiplinat e ushtrimeve dhe të teknikës speciale. Duke marrë parasysh dhe ndryshimet në rregulloren kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo sipas udhëzimeve të Federatës Botërore të Taekuondosë, atëherë konkurrimi është bërë sipas gradave, moshës, gjatësisë dhe peshës.

Ajo që duhet evidentuar është përhapja e këtij sporti në vendin tonë, i cili numëron 580 sportistë të shpërndarë në 25 ekipe, atje ku 5 janë në Tiranë dhe 20 në rrethe. Organizimi i këtij aktiviteti ishte fryt i një pune këmbëngulëse dhe të palodhshme të Bashkisë Korçë, Klubit shumësportësh Skënderbeu, Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF, si dhe instruktorit Dorian Profka, që është njëkohësisht dhe trajner i Akademisë së Arteve Marciale në Korçë.

Në përfundim kupën e aktivitetit e ka merituar Skënderbeu, trofe të cilin e ka dorëzuar drejtori teknik i Federatës, Bujar Çaushi.

 

Rezultatet teknike të turneut të Taekundosë “Korça Open”

 

Zogjtë

1) Geart Binaj (Ari Master Akademi)

2) Shkëlqim Rroga (Adi Kuan)

 

Dragonjtë

1) Eri Syla (Star Gym)

2) Hansi Bylykbashi (Akademia e Arteve Marciale)

3) Ani Topi (Sport Akademi Vlorë)

 

Fëmijët

Per meshkuj:

1) Leandro Gjyla (Adi Kuan)

2) Bruno Papajorgjiu (Art Marcial&Miks)

3) Enjo Bica (Adi Kuan)

 

Për femra:

1) Alda Shallari (Ari Master Akademi)

2) Klajda Kolgega (Elbasani)

 

Shpresat:

Për meshkuj:

1) Kristian Pashko (Ari Master Akademi)

2) Amin Llukaj (Fitnes Bodybuilding Eugen)

Për femra:

1) Xhorxhina Çela (Olsi Kuan)

 

Të rinjtë:

Për meshkuj:

1) Endri Gjoshi (Adi Kuan)

2) Frenki Rukaj (Apolonia Kuan)

Për femrat:

1) Sara Pushaj

2) Elefteria Papa (Ari Master Akademi)

 

Të rritur:

1) Muhamet Pushaj (Ari Master Akademi)

2) Xhekson Titini (Ari Master Akademi)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh