Taekuondo / Kapri heq dorë nga Stambolli: Të mbulohen shpenzimet

Share Button

Taekuondo-Leo-Kapri-Flamuri

Gjergj Vyshka 12.01.2016 13:50

Dhe më 8 janar në mesditë, duke nënvizuar edhe faktin e shpenzimeve ekonomike nga xhepi, Kapri heq dorë nga drejtuesi i delegacionit dhe trajnerit të ekipit kombëtar në Stamboll në turneun më të rëndësishëm për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. “Pas mbledhjes së djeshme prisja që të paktën të ndryshonit datën e asamblesë ashtu siç jua kisha kërkuar, nuk e bëtë për arsye që ju vetë i dini! – u ka shkruar ai drejtuesve të Federatës Shqiptare të Taekuondosë (World). – E vlerësoj vendimin tuaj që unë të jem trajner i ekipit kombëtar shqiptar, i cili do të përfaqësoj Shqipërinë në Turneun Kualifikues Evropian 2016.”

“Por ju kujtoj se vetëm për vitin 2015 unë e kam përfaqësuar FSHT-në në 12 veprimtari ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk u interesuat për detyrimet (shpenzimet) që rrjedhin nga pjesmarrja në këto veprimtari, përveç se Kampionatit Botëror, – ka vijuar Kapri. Gjithçka është bërë me shpenzimet e mia, me kursimet e familjes sime. Po ju njoftoj se KËTË HERË për arsye ekonomike e kam të pa mundur të ndjekë ekipin kombëtar shqiptar, i cili do të marrë pjesë në Turneun Kualifikues Evropian 2016. Do të jem në dispozicion të tyre vetëm në rast se FSHT do të mendojë për të më mbuluar të paktën shpenzime kryesore si bileta e udhëtimit, akomodimi.”

“Atëherë do t’i mbështes ata në këtë veprimtari kaq të shumë të rëndësishme, sepse e para ndjej obligim moral për këtë ekip dhe e dyta e kam për detyrë”, – ka përfunduar Kapri, ndërsa Federata Shqiptare e Taekondosë për të mirën e rritjes së delegacionit sportiv në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” me sportistë të kualifikuar me normë ka ende kohë për të ndarë Asamblenë nga turneu kualifikues i Stambollit. Sikurse ka kohë edhe për të vendosur për një përfaqësim dinjitoz dhe me sportistë të kualifikuar me normë në Olimpiadë për herë të parë nga kjo disiplinë.

Sepse, në fund të fundit, Shqipërisë sportive sot i duhen sportistët me normë dhe Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro” e jo Asambletë vjetore, që asnjëherë nuk prodhojnë asgjë të mirë për sportin. Përveçse miratimin unanim të gjithë asaj që është parashikuar në rendin e ditës. Kapri u dorëhoq, ashtu sikurse pat bërë edhe nga Komisioni i blerjeve përpara Kampionatit Ballkanik, kurse FSHT duhet të reagojë dhe të mos çojë dëm një shans për t’u kualifikuar për herë të parë në Lojërat Olimpike. Ndonëse sportistët mund të udhëhiqen ish-zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, trajneri i Dinamos, Elvis Vulka…

 

Ja Rendi i ditës i

Asamblesë së Përgjithshme të Taekuondosë (World)

(17 janar 2016)

 

1)       Verifikimi i përbërjes së mbledhjes

2)       Raporti i presidentit

3)       Raporti financiar (sekretari i përgjithshëm)

4)       Zgjedhjet për vendet vakante në Komitetin Ekzekutiv, kandidaturat e përzgjedhura janë: Arjola Kasaj (propozuar nga Tirana), Elvis Sejko (propozuar nga Vllaznia), Sokol Cera (propozuar nga Shqiponja)

5)       Miratimi i kalendarit për vitin 2016, paraprakisht: Aktivitete Kombëtare (Kampionati Kombëtar të rritur, të rinj dhe kadet fillimi i muajit prill), (Turneu i pestë ndërkombëtar Tirana Open 7 maj), Kampionati Kombëtar fëmijë (A, B dhe C), Tirana Trofi (muaji tetor), Kupa e Shqipërisë fundi i nëntorit në Fier dhe Kupa e Ambasadorit në momentin që do të merret konfirmimi nga Ambasadori, si dhe ndonjë aktivitet tjetër që do të propozohet nga shoqatat. Aktivitetet Ndërkombëtarë sipas kalendarit të kushtëzuar nga ndërkombëtarët.

6)       Preventivi paraprak për ndarjen e fondit Grant 2016, që është io njëjtë me fondin e vitit 2015 në shumë 150.000 lekë të rinj; 600.000 lekë të rinj për aktivitetet kombëtare, 300.000 lekë për aktivitetet ndërkombëtare, 100.000-120.000 lekë taksa e licencës ndërkombëtare për trajnerë e gjyqtarë, 200.000 lekë të rinj për shpenzime për federatë, 280.000-300.000 lekë të rinj për kontratat vjetore të punësimit e detyrueshme nga MAS.

7)       Ndryshimet në Rregulloren e Brendshme

8)       Dhënia e statusit provizor për ekipet Smart Kids dhe Visela Martial Art

9)       Shqyrtimi i statusit për ekipet jo aktive Sopoti dhe Mai Tai Shqipëri

10)      Diskutime nga anëtarët

11)      Mbyllja e punimeve të asamblesë

 

Delegacioni i Shqipërisë

në turneun e Stambollit

(16-17 janar)

 

Leonidha Kapri

(drejtues delegacioni dhe trajner i ekipit kombëtar)

 

Elvis Vulka                (menaxher)

Ada Demneri                        (pesha – 57 kg, sportiste)

Egers Aliu                 (pesha – 58 kg, sportist)

Ledjan Çekaj             (pesha – 68 kg, sportist)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh