Gjergj Vyshka 06.02.2016 09:50
Dje pasdite, në mjediset e palestrës “Adi Kuan” në kryeqytet, Federata Shqiptare e Taekondosë në versionin ITF ka festuar 21-vjetorin e themelimit. Presidenti i kësaj Federate, Bujar Çaushi, si dhe drejtori teknik i këtij institucionit, Ardian Çaushi, kanë mbledhur të gjithë anëtarët e vet. Një festë që më parë ka qenë një seminar teoriko-praktik për të gjithë sportistët e taekuondosë.
Të gjithë kanë demonstruar ushtrimet mbrojtëse me armë (pistoletë dhe thikë), por dhe nëpërmjet shkopit. Sikurse kanë hyrë në dyluftime e më pas në goditjet e thyerjet të paneleve të drurit. Taekuondistët e brezit të zi kanë demonstruar edhe ushtrimet e tyre më të vështira që lidhen me gradat dan që ata kanë. Më pas janë testuar dhe teorikisht nëpërmjet pyetjeve që presidenti i kësaj federate, Bujar Çaushi.
Më pas janë shpërndarë edhe diplomat e ardhura nga Federata Botërore e Taekondosë ITF për Manuel Gaxhën (3 dan, Elbasan), Dorian Potkën (2 dan, Korçë), Muhamet Pushaj (2 dan, Tiranë), Klajka Kolgega (1 dan, Elbasan) dhe Klajdi Torro (1 dan, Tiranë).