Gjergj Vyshka 02.02.2016 07:55
Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF, Bujar Çaushi, ka lajmëruar të gjitha mediet sportive se të premten do të festohet 21-vjetori i themelimit të këtij institucioni.
E do të bëhet në një mjedis në Komunën e Parisit në Tiranë, nga ora 17:45-19:15, e sipas organizatorëve do të jetë një veprimtari e kompletuar e arteve marciale në Taekuondo ITF.
“Do të jetë një ditë e mbushur me aktivitete. Do të jetë një ditë me informacione dhe festimin e 21-vjetorit të themelimit të kësaj Federate. Ju mirëpresim”, – ka thënë presidenti Bujar Çaushi.
Taekuondoja ITF ka dhënë dhe rezultate të rëndësishme në sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.