Taekuondo ITF / “Ari Master Akademi” shpallet “kampione” e Shqipërisë

Share Button

Taekuando-Fahrie-Hoti

Gjergj Vyshka 28.12.2014 08:50

Federata e versionit ITF ka zhvilluar në fundjavën e kaluar kampionatin e të rriturve. “Adi Kuan” renditet e dyta, kurse vendin e tretë e ndajnë “Sport Akademi Manuel” dhe “Ari Master Akademi”, Vlorë. “Ari Master Akademi” Tiranë është “kampione” e Shqipërisë në taekuondo, në versionin ITF, teksa Kampionati kombëtar që ka mbledhur të gjitha grupmoshat është zhvilluar para dy javësh në sallën sportive “Farie Hoti” në Tiranë. Në këtë kampionat, sipas informacionit që ka shpërndarë dje Federata Shqiptare e Taekuondosë, për më tepër drejtori teknik i këtij institucioni, Bujar Çaushi, kanë marrë pjesë 210 sportistë të moshës 5 deri në 45 vjeç.

Kategoritë në të cilën është konkurruar kanë qenë zogjtë, dragonjtë, fëmijët, shpresat, të rinjtë dhe të rriturit. Në përgjithësi garat janë dominuar nga taekuondoistët e “Ari Master Akademi”, që tashmë përveç ekipit të Tiranës ka dhe në Vlorë. Ndaj kjo skuadër ka merituar titullin “kampion”, kurse në vendin e dytë është renditur “Adi Kuan”, që ka merituar dhe titullin “nënkampion”, si dhe në vendin e tretë në pikë të barabarta janë ndarë “Sport Akademi Manuel” e Shushicës në Elbasan dhe “Ari Master Akademi” në Vlorë. Gjyqtarët më të dalluar në këtë veprimtari kanë qenë Artan Prenga nga Durrësi, Jozefin Hila nga Shkodra, Taulant Buzi nga Lushnja dhe Rivelino Çomo nga Tirana.

Po kështu një vlerësim të mirë kanë marrë dhe trajnerët Dorjan Potka e Akademisë së Arteve Marciale në Korçë, Muhamet Pushaj e “Ari Master Akademi” në Tiranë, Xhon Boci e “Taulant Kuan” në Lushnjë, Përparim Kamberi e “Ari Master Akademi” në Vlorë dhe Andon Papajorgjiu i “Art Marcial & Miks”, Kuçovë. Sportistët pjesëmarrës u përballën me gara të teknikave të ndryshme në ushtrime, dyluftime, teknika speciale dhe teknike e forcë. Duke marrë parasysh rregulloren kombëtare dhe ndërkombëtare të “International Taekwondo Federation” ndarja bëhet sipas niveleve të gradës, moshës, gjatësisë dhe peshës.

 

Rezultatet teknike të

Kampionatit Kombëtar të Taekuondosë (ITF)

 

Zogjtë (5-6 vjeç)

Prunela Bega (“Ari Master Akademi”, Tiranë)

 

Dragonjtë (7-8 vjeç)

Darli Hoxha (“Taulant Kuan”, Lushnjë)

 

Fëmijët (9-11 vjeç)

Për vajza: Alda Shallari (“Ari Master Akademi”, Vlorë)

Për djem: Enjo Bica (“Adi Kuan”, Tiranë)

 

Shpresat (12-14 vjeç)

Për vajza: Greis Merkoçi (“Ari Master Akademi”, Tiranë)

Për djem: Kris Papadhopuli (“Ari Master Akademi”, Vlorë)

 

Të rinjtë (15-17 vjeç)

Për vajza: Sara Pushaj (“Ari Master Akademi”, Tiranë)

Për djem: Endri Gjoshi (“Adi Kuan”, Tiranë)

 

Për brezat e zinj:

Manuel Gaxhja (“Sport Akademi Manuel”, Shushicë-Elbasan)

 

Të rritur (18-45 vjeç)

Për vajza: Arjan Toro (“Adi Kuan”, Tiranë)

Për djem: Renald Çeliku (“Ari Master Akademi”, Tiranë)

 

Profesionistë:

Ani Fekollari (Sport Akademi Vorë, Tiranë)

 

Si ekip: “Ari Master Akademi”, Tiranë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh