Gjergj Vyshka 09.01.2016 15:30
Taekuondoja shqiptare ka marrë vendimin që të ketë tre sportistë në garat kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, gara të cilat do të zhvillohen më 16 dhe 17 janar në Stamboll.
Bëhet fjalë për Ada Demneri në peshën deri në 57 kg, Egers Aliun në peshën deri në 58 kg dhe Ledjan Çekaj në peshën deri në 68 kg.
Delegacioni do të kryesohet nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekondosë (World), Leonidha Kapri, i cili do të jetë edhe në rolin e trajner, kurse menaxher do të jetë Elvis Vulka.
Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë veprimtari për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Federata Shqiptare e Taekuondosë u ka uruar suksese sportistëve pjesëmarrës.