AlbanianSport.com 09.06.2015 07:55
ASNN – 18-vjeçarja Ada Demneri, e cila është njëra nga sportistet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e para Olimpike Evropiane, u ka dhënë fund përgatitjeve të saj dhe, së bashku me trajnerin e saj, Leo Kapri, do të udhëtojë të mërkurën drejt kryeqytetit azer, Bakú.
Duke folur për AlbanianSport.com, taekuondistja Demneri ka theksuar se do të synojë maksimumin nga gara e saj, madje edhe podiumin. Ada Demneri është njëra nga 28 sportistet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e para Olimpike Evropiane, që do të mbahen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakú.
Taekuondistja 18-vjeçare konkurron për herë parë në nivelin e të rriturave, ndërsa përgatitjet për këtë veprimtari kanë qenë intensive, me dy seanca në ditë. Pavarsisht konkurrencës së madhe në kategorinë e peshës së saj trupore, atë deri në 57 kg, Demneri synon podiumin.
Lojërat e para Olimpike Evropiane do të zhvillohen në kryeqytetin azer, nga data 12, deri më 28 qershor 2015.