Gjergj Vyshka 14.10.2015 10:40
Ada Demneri, taekuondistja e “Top Gym Sport” dhe bursiste olimpike, është kthyer me medalje bronzi nga turneu ndërkombëtar G1 “Galeb” në Beograd, që u zhvillua këtë fundjavë.
Në këtë veprimtar kanë marrë pjesë 1410 sportistë, të cilët kanë përfaqësuar 52 shtete, ndërsa sportistja që stërvitet nga trajneri Leo Kapri, ka marrë medaljen e bronztë në peshën deri në 53 kg.
Demneri është sportistja e parë për Federatën Shqiptare të Taekuondosë, e cila arrin të fitoje medalje në Garat G1, që njihet si turne ndërkombëtar nga Federata Botërore e këtij sporti.