Gjergj Vyshka 12.01.2016 07:55
Absurditeti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë (World), më 17 janar, në ora 10:00, në mjedis (meeting room) përballë shoqatës Studenti me trajner mjeshtër Xhevahir Hysa, do të zhvillojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Në të njëjtën datë, duke nisur që nga e shtuna, delegacioni shqiptar i përbërë nga tre sportist do të jetë pjesëmarrës në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, i cili zhvillohet në Stamboll.
Nëse ka gjë më të rëndësishme se sa kualifikimi në Lojërat Olimpike për një sport që është ende i ri në vendin tonë edhe mund të bëheshin dy veprimtari në një ditë. Por duke qenë se jemi në vitin olimpik, jo vetëm sportet elitare, por dhe sportet më pak të rëndësishme në vendin tonë janë përfshirë në vorbullën e kërkesës për të qenë me sportistë me normë në Rio. Ndaj dhe është shpallur viti i olimpiadës, ndërsa edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit fondet më të shumta i ka përqendruar tek sportet olimpike.
Aq më tepër taekuondoja (World), teksa drejtuesit e kësaj Federate e kanë ditur me kohë që do të bëhej ky turne, i paralajmëruar edhe nga Egers Aliu në Anketën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015 më 27 dhjetor në hotel “Sheraton”, duhet ta kishte të rëndësisë së veçantë këtë turne në Stamboll. Dhe duke pasur këtë lloj përplasje në dy veprimtari, Leonidha Kapri, zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, që kohët e fundit është bërë zëri i arsyes brenda këtij institucioni, ka kërkuar me kohë ndryshimin e datës së Asamblesë. Gjë që nuk është miratuar…
Ja Rendi i ditës i
Asamblesë së Përgjithshme të Taekuondosë (World)
(17 janar 2016)
1) Verifikimi i përbërjes së mbledhjes
2) Raporti i presidentit
3) Raporti financiar (sekretari i përgjithshëm)
4) Zgjedhjet për vendet vakante në Komitetin Ekzekutiv, kandidaturat e përzgjedhura janë: Arjola Kasaj (propozuar nga Tirana), Elvis Sejko (propozuar nga Vllaznia), Sokol Cera (propozuar nga Shqiponja)
5) Miratimi i kalendarit për vitin 2016, paraprakisht: Aktivitete Kombëtare (Kampionati Kombëtar të rritur, të rinj dhe kadet fillimi i muajit prill), (Turneu i pestë ndërkombëtar Tirana Open 7 maj), Kampionati Kombëtar fëmijë (A, B dhe C), Tirana Trofi (muaji tetor), Kupa e Shqipërisë fundi i nëntorit në Fier dhe Kupa e Ambasadorit në momentin që do të merret konfirmimi nga Ambasadori, si dhe ndonjë aktivitet tjetër që do të propozohet nga shoqatat. Aktivitetet Ndërkombëtarë sipas kalendarit të kushtëzuar nga ndërkombëtarët.
6) Preventivi paraprak për ndarjen e fondit Grant 2016, që është io njëjtë me fondin e vitit 2015 në shumë 150.000 lekë të rinj; 600.000 lekë të rinj për aktivitetet kombëtare, 300.000 lekë për aktivitetet ndërkombëtare, 100.000-120.000 lekë taksa e licencës ndërkombëtare për trajnerë e gjyqtarë, 200.000 lekë të rinj për shpenzime për federatë, 280.000-300.000 lekë të rinj për kontratat vjetore të punësimit e detyrueshme nga MAS.
7) Ndryshimet në Rregulloren e Brendshme
8) Dhënia e statusit provizor për ekipet Smart Kids dhe Visela Martial Art
9) Shqyrtimi i statusit për ekipet jo aktive Sopoti dhe Mai Tai Shqipëri
10) Diskutime nga anëtarët
11) Mbyllja e punimeve të asamblesë
Delegacioni i Shqipërisë
në turneun e Stambollit
(16-17 janar)
Leonidha Kapri
(drejtues delegacioni dhe trajner i ekipit kombëtar)
Elvis Vulka (menaxher)
Ada Demneri (pesha – 57 kg, sportiste)
Egers Aliu (pesha – 58 kg, sportist)
Ledjan Çekaj (pesha – 68 kg, sportist)