Gjergj Vyshka 29.01.2015 23:15
Mantho Prokopi dhe Renis Lile, dy taekondistë të Ortekut, pas pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar të Greqisë në Selanik, janë rritur në gradat e brezit të tyre.
Kështu sipas faqes në “Facebook”, Ortek Taekuondo, Mantho Prokopi tashmë është “1 dan”, kurse Renis Lile “1 Pumps”.
Dhe konfirmimi ka ardhur nga www.kukkiwon.or.kr, e cila bën vlerësimin e taekuondistëve.
Orteku, që ka për trajner Julian Cacën, i ka uruar suksese këtyre dy sportistëve, të cilët do të shtyjnë të tjerët të rrisin nivelin e tyre në aktivitetet ndërkombëtare.