Suzuka shkon për Rosbergun, “Mercedes”-i shpallet “kampion” ekipor

Share Button

formula-1-mercedes-logot-makina

Gjergj Vyshka 10.10.2016 10:50

Niko Rosberg, piloti i Mercedesit, ka dominuar në Çmimin e Madh të Japonisë dje në Suzuka dhe e hipotekon seriozisht Kampionatin Botëror të Formula 1, teksa është 33 pikë përpara Hemiltonit.

Dhe gjithçka ndodh, ndërsa deri në fund të Botërorit kanë mbetur dhe 4 gara. I dyti është Verstapeni, pas një dueli spektakolar me Hemiltonin. Pastaj “Ferrari” i Fetelit dhe Raikonenit.

Dhe plotësojnë 10-shen e parë Riçiardo, Perezi, Hulkenbergu, Masa dhe Botasi. Rosberg, i cili ka qenë i pari në provat zyrtare, është vendosur menjëherë në krye të garës.

Por gjithçka nis keq për Hemiltonin, që rrëshqet në vendin e 8-të, pas Raikonenit, që është nisur në fakt i 8-ti për shkak të zëvendësimit të kambios. Gjermani bën garën i vetëm dhe arrin të marrë suksesin e 23-të të karrierës dhe, të 9-tin sezonal.

Për “Mercedes”-in si ekip, tashmë ky është botërori i tretë i fituar radhazi.

 

Çmimit i Madh të Japonisë

(Suzuka 2016)

 

Rezultatet teknike të garës:

 

1) N. Rosberg (Gjermani)              Mercedes                   1h26’43”333

2) M. Verstapen (Holandë)           Red Bull                           + 4”978

3) L. Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes                          + 5”776

4) S. Fetel (Gjermani)                    Ferrari                                         + 20”269

5) K. Raikonen (Finlandë)                       Ferrari                                         + 28”370

6) D. Riçiardo (Australi)                Red Bull                         + 33”941

7) S. Perez (Meksikë)                    Forca India                     + 57”495

8) N. Hulkenberg (Gjermani)        Forca India                     + 59”177

9) F. Masa (Brazil)                          Uilliams                         + 1’37”763

10) V. Botas (Finlandë)                   Uilliams                         + 1’38”323

11) R. Groszhon (Francë)              Has                                + 1’39”254

12) Xh. Palmer (Britani e Madhe) Renault                         + 1 xhiro

13) D. Kviat (Rusi)                           Toro Roso                     + 1 xhiro

14) K. Magnusen (Danimarkë)      Renault                         + 1 xhiro

15) M. Erikson (Suedi)                    Sauber                          + 1 xhiro

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

 

1) N. Rosberg (Gjermani)              Mercedes       313 pikë

2) L. Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes       280 pikë

3) D. Riçiardo (Australi)                Red Bull        212 pikë

4) K. Raikonen (Finlandë)                       Ferrari                        170 pikë

5) S. Vetel (Gjermani)                    Ferrari                        165 pikë

6) M. Verstapen (Holandë)           Red Bull        165 pikë

7) V. Botas (Finlandë)                   Uilliams            81 pikë

8) S. Perez (Meksikë)                    Forca India      80 pikë

9) N. Hulkenberg (Gjermani)        Forca India      54 pikë

10) F. Masa (Brazil)                         Uilliams            43 pikë

11) F. Alonso (Spanjë)                    Mekklaren       42 pikë

12) K. Sainz Junior (Spanjë)         Toro Roso        30 pikë

13) R. Groszhon (Francë)              Has                   28 pikë

14) D. Kviat (Rusi)                           Toro Roso        25 pikë

15) Xh. Baton (Britani e Madhe)   Mekklaren       19 pikë

16) K. Manjusen (Danimarkë)       Renault              7 pikë

17) P.Vehrlein (Gjermani)              Manor                 1 pikë

18) Xh.Palmer (Britani e Madhe)  Renault              1 pikë

19) S.Vandorne (Belgjikë)              Mekklaren         1 pikë

 

Renditja e përgjithshme e konstruktorëve

 

1) Mercedes            593 pikë

2) Red Bull              385 pikë

3) Ferrari                  335 pikë

4) Forca India         134 pikë

5) Uilliams               124 pikë

6) Mekklaren           62 pikë

7) Toro Roso           47 pikë

8) Has                      28 pikë

9) Renault               8 pikë

10) Manor                  1 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh