Superiorja funksionon, por sulmuesit janë “zhdukur” nga qarkullimi

Share Button

AlbanianSport.com 23/10/2018 21:50

ASNN – Janë luajtur 9 javë kampionat në Kategorinë Superiore, por asnjë futbollist deri më tani nuk ka mundur të bëjë diferencën në repartin sulmues. Edhe pse Amadu Latifi i Teutës mban kreun e listës së shënuesve me 7 gola të realizuar, duhet theksuar se një pjesë të mirë të golave i ka shënuar me 11-metërsh. Pas tij renditet Rexhinaldo i Kukësit, me 5 finalizime të sakta, por duhet thënë se Kukësi në total ka shënuar në 9 javë kampionat vetëm 9 gola, pra një gol për ndeshje, statistika këto që duhet t’i kishte si rregull vetëm një lojtar i vetëm.

Pra në një farë mase, Kukësi dhe Teuta janë të varur nga lojtari kryesor në sulm. Madje për durrsakët, Latifi ka shënuar 7 nga 9 golat gjithsej, duke qenë i domosdoshëm. Skënderbeu është skuadra që ka realizuar më shumë, plot 13 gola, duke qenë ekipi me sulmin më të mirë. Por në radhët e korçarëve golat janë më të shpërndarë. Bregu është autor i 3 golave, por 10 golat e tjerë i kanë shënuar futbollistët e tjerë, që do të thotë se Skënderbeu funksionon më mirë. Rivali kryesor i Skënderbeut, Partizani, ka shënuar 11 gola, ku Asani është më i miri me 3 finalizime, kurse të tjerët çalojnë mjaft.

Çka do të thotë se Partizanin po e nderon mbrojtja, sepse sulmit i duhen përforcime në merkaton e janarit. Kamza dhe Kastrioti janë skuadrat me sulmin më të dobët, me nga 5 gola secila, por duhet thënë se një skuadër me potencial të vogël sulmues është dhe Tirana, e cila ka realizuar vetëm 8 gola në 9 javë garë. Pra më pak se 1 gol për ndeshje dhe me statistika të tilla rrezikon rënien nga kategoria. Duke parë statistikat e skuadrave në fund të pjesës së parë, duhet pranuar se kampionatit të këtij sezoni i mungojnë dukshëm sulmuesit.

Është aq e dukshme kjo sa asnjë skuadër nuk ka një koeficient minimal realizimi 1.5 gola për ndeshje. Madje shumica janë në kufijtë e një gol për ndeshje, shumë pak krahasuar me normalen. Kjo tregon se Superiores shqiptare i kanë humbur nga qarkullimi “goleadorët” dhe në mungesë të “sulmuesve të racës”, humb bukuria e garës dhe mungon spektakli. Jo gjithmonë triumfon mbrojtja, kështu që problemi i futbollit shqiptar është se ekipet zinxhirë të klubeve nuk po nxjerrin sulmues të spikatur. Ky është fakt i pamohueshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh