Gjergj Vyshka 23.02.2016 10:15
Superior Basket, shoqata që dominon koshin e moshave. Të rinjtë janë të pandalshëm në rrugën e tyre, teksa kanë fituar dhe në vizitën e Shkodrës, por të njëjtën gjë kanë bërë dhe paratërinjtë ndaj Pogradecit. Kryesimi është i dukshëm dhe tek paratërejat.
Basketbolli i moshave ka vijuar me kampionatin e paratërinjve në grupin A dhe C, por dhe të vajzave. Ashtu sikurse ka vijuar gara tek të rinjtë, ndërsa të rejat kthehen në garë këtë javë.
Ajo që është e dukshme është dominimi i shoqatës sportive Superior Basket. Me dy skuadra tek paratërinjtë, një tek paratërejat, më pas tek të rinjtë dhe të rejat. E kësisoj me plot pesë skuadra, tre prej të cilave janë kryesues, Superior është dominues në koshin e moshave.
Ndërkohë kryesojnë edhe paratërejat, teksa kanë humbur një ndeshje në Shkodër në sekondat e fundit me pikë të ngushta, 36-33. E tek vajzat bie në sy fakti i fitores me 30 pikë diferencës e Horizontit Basket 54-24 ndaj Goga Basket.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratëreja
Java e 3-të
(21 shkurt 2016)
Vllaznia – Superior Klima 36-33
Horizonti Basket – Goga Basket 54-24
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 3 2 1 203-100 5
- Vllaznia 2 2 0 87-53 4
- Horizonti Basket 2 1 1 102-106 3
- Studenti 2 1 1 65-76 3
- Goga Basket 3 0 3 65-187 3