Superiori, sa vështirësi për të mundur Skënderbeun që rrezikoi suprizën

Share Button

Superior-Basket-logo

Gjergj Vyshka 06.03.2016 14:35

Superiori ka pasur vështirësi për të mundur Skënderbeun, që, për pak ishte duke bërë surprizën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë.

Korçarët tregohen të saktë në gjuajtjet e tyre aq sa kanë fituar pjesën e parë 11-16 dhe, më pas, e dyta është vetëm me një pikë diferencë në favor të Superiorit, 17-16, por që e mban Skënderbeun në epërsi 28-32. Epërsi që ka ardhur duke u thelluar deri në 33-38. Por vetëm kaq.

Superiori merr frenat e lojës në dorë dhe Beqo, Pregja, Gjeçi, Jareci, Shushku apo dhe Qilimi arrijnë të përmbysin. 21-10 ka qenë pjesa e tretë, e cila i ka vënë vulën e suksesit për Superiorin, që ka shkuar në 49-42. E fundit përsëri për Superiorin, 21-17, dhe në fund një fitore 70-59.

Por duket se kjo fitore nuk është se ka shprehur më të mirën e skuadrës së trajnerit Eduard Çarçani, aq sa dhe trajneri ka qenë i pakënaqur. Për t’u evidentuar është gabimi teknik një nga ndihmëstrajnerët e Superiorit, Redi Shqevi, për protesta. E megjithatë, Superiori e ka fituar ndeshjen.

 

Superior – Skënderbeu      70-59

(11-16, 17-16, 21-10, 21-17)

Superiori: Pregja (17), Ferra, Shytaj, Beqo (20), Gjeçi (13) /Jareci (5), Shushku (5), Qeleshi, Shehi, Qilimi (10). Trajner: E. Çarçani

Skënderbeu: Thanas (15), Simaku (6), Habip (10), Topi (18), Duci (10) / Bala, Nika, Terolli, Gërmenji, Qazimllari. Trajner: I. Nika

Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), J. Muho (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Kategoria e Parë

 

Java e 12-të

(5-6 mars 2016)

 

Të shtunën:

Superiori – Skënderbeu                             70-59

Elbasani                                                        pushim

 

Të dielën:

Ardhmëria Basket – Tirana Eagles           (ora 18:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Superior                     10        7          3          705-527         17
  2. Elbasani                      9        7          2          712-544         16
  3. Ardhmëria                   8        7          1          560-375         15
  4. Skënderbeu              10        1          9          524-685         11
  5. Tirana Eagles             9        1          8          411-654         10

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh