AlbanianSport.com 03.04.2016 13:05
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e javës së 16-të të tij dhe skuadra e trajnerit Eduard Çarçani është lodhur shumë për të fituar ndaj ekipit të homologut Klarent Dedajt, që dje ka bërë një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.
Por fundi për të është gjithnjë i parashikueshëm dhe Superiori ka mposhtur Tirana Eagle me shifrat 78-49, duke ruajtur kreun e renditjes me 23 pikë, një më tepër sesa rivalja kryesore, Ardhmëria Basket, që dje ka qenë pushim dhe që ka luajtur një ndeshje më pak.
Në takimin tjetër, Elbasani nuk ia ka dalë dot që të fitojë në përballjen me Skënderbeun, të luajtur dje në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, teksa pas kohës shtesë është mundur në shifrat 80-78. Në një ndeshje të bukur dhe emocionuese, miqtë janë treguar më të saktë dhe më të qetë në rastet e tyre, duke ia dalë të fitojnë përballë verdhebluve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 78-80
Superiori – Eagles 78-49
Ardhmëria Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior 13 10 3 949-694 23
- Ardhmëria Basket 12 10 2 868-607 22
- Elbasani 13 8 5 977-866 21
- Skënderbeu 13 3 10 740-918 16
- Tirana Eagles 13 1 12 637-959 14