Statistika kontradiktore, zotërimi i topit nuk garanton efikasitet në lojë

Share Button

AlbanianSport.com 28/02/2021 21:40

ASNN – Analiza e shifrave: Zotërimi i topit nuk do të thotë që të jesh më efikas në lojë. Zotërimi i topit nga një skuadër do të thotë të arrish të kontrollosh ndeshjen, por kjo nuk do të thotë që të jesh më efikas në lojë. Ky është konkluzioni në këto 21 javë të para të Kategorisë Superiore. Duke bërë një krahasim të përqindjeve të zotërimit të topit me gjuajtjet e bëra ҫdo 90 minuta nga skuadrat, mund të krijohet një ide mbi shumë situata që ndodhin në kampionat dhe të analizojmë më mirë edhe renditjen e përgjithshme deri në këtë moment të sezonit të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Nga të dhënat e deritanishme për Kategorinë Superiore, vërehet se 3 skuadrat që kanë më pak zotërim topi, kanë dhe më pak gjuajtje në portë. Por Bylisi, që ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e zotërimit të topit, është skuadra që gjuan më shumë në portën kundërshtare në të gjithë kampionatin. Vetëm Vllaznia ka vlera të larta si në zotërimit e topit ashtu edhe për gjuajtjet në portë, ndërkohë që dy skuadrat e kryeqytetit nuk bëjnë të korrespondojë kontrolli i topit me gjuajtjet që bëjnë në portë.

Arsyet e kësaj diference të dhënash bazohen kryesisht te vertikalizimi dhe cilësia e vertikalizimeve që bëhen gjatë ndeshjes. Në një analizë më të thelluar të të dhënave, analistët e skuadrave do të duhet të shkojnë të gjejnë motivet e kaq shumë ose kaq pak gjuajtjeve në portë, duke parë në detaje si arrihet te gjuajtjet në portë, lojtarët që gjuajnë më shumë në portë, pasim më të shpeshta për gol dhe faktorë të tjerë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh