Stadiumi “Loro Boriçi”, të premten akt-marrëveshja në Këshill Bashkiak

Share Button

Stadiumi-Loro-Borici-projekti-anash

AlbanianSport.com 02.12.2015 18:00

ASNN – Ditën e premte, Bashkia e Shkodrës do të miratojë marrëveshjen mes saj dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me rikonstruksionin dhe përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”, për të cilën ka kohë që diskutohet në distancë midis pushtetit vendor të qytetit verior dhe organizmit që qeveris “topkëmbën” shqiptare. Më në fund palët duket se kanë arritur akordin e duhur për pikat e kësaj marrëveshje dhe kushtet e saj.

Akt-marrëveshja midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë, që ka mbajtur peng edhe vijimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, pritet të miratohet në mbledhjen e së premtes të Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Kjo aktmarrëveshje është përfshirë në rendin e ditës për mbledhjen e datës 4 dhjetor të Këshillit Bashkiak. Sipas burimeve pranë këtij këshilli, mësohet se, më në fund, mes FSHF-së dhe Bashkisë së Shkodrës është gjetur akordi për nënshkrimin e marrëveshjes.

Ndër 12 pikat që do të ketë rendi i ditës për këtë mbledhje, pikërisht pika 10 e konfirmon këtë gjë, teksa në të thuhet: “Projekt-Vendim: Për miratimin e marrëveshjes mes Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Futbollit “për rikonstruksionin dhe përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”.” Miratimi i marrëveshjes do të bënte që punimet në “Loro Boriçi” të vijojnë tashmë me ritëm të përshpejtuar. Tashmë duket se gjithçka është mbyllur.

Dhe pas marrjes së miratimit nga ky Këshill, kryebashkiakja Ademi do të vendosë firmën në marrëveshje sepse mesa duket stadiumin do ta marrë në administrim institucioni që ajo drejton dhe jo Federata siç u mendua kohët e fundit. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, pati deklaruar një muaj më parë se Stadiumi i rinovuar i Shkodrës pritet të jetë gati në shkurt të 2016-s, ndërsa Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi punimet në këtë impiant sportiv, kërkoi më 2 nëntor përshpejtimin e punimeve nga ana e kompanisë që e ka marrë përsipër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh