Zyrtarizohet kalendari, faza eliminatore luhet në 3 ditët e fundjavës

Share Button

AlbanianSport.com 28/11/2018 20:45

ASNN – Organizmi që qeveris rrjetën në  vend, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka bërë të ditur se këtë fundjavë, nga data 30 nëntor, deri më 2 dhjetor 2018, do të luhen ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë për femra. Kjo do të jetë faza e grupeve, ku do të marrin pjesë 8 ekipet që luajnë në kampionatin e më të mirave.

Në Grupin A, që do t’i zhvillojë ndeshjet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, janë skuadrat e Mirditës, Lushnjës, Partizanit dhe Teutës. Ndërsa Grupi B do t’i zhvillojë takimet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, në kryeqytet dhe në të janë skuadrat e Barleti Volejit, Vllaznisë, Tiranës dhee Skënderbeut.

Sipas asaj që njofton Federata, dy ekipet e para të çdo grupi do të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, fazë e cila do të zhvillohet gjatë pranverës së 2019-ës. Ndërsa ndeshjet e fazës eliminatore në volejboll për meshkuj do të luhen nga data 7, deri më 9 dhjetor 2018.

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Femra

 

Grupi A

 

Dita e parë, 30 nëntor 2018:

Partizani – Teuta                   ora 15:00

Mirdita – Lushnja                  ora 17:00

 

Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:

Lushnja – Teuta                    ora 15:00

Mirdita – Partizani                 ora 17:00

 

Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:

Partizani – Lushnja              ora 15:00

Teuta – Mirdita                       ora 17:00

 

Grupi B

 

Dita e parë, 30 nëntor 2018:

Barleti Volej – Vllaznia         ora 16:00

Tirana – Skënderbeu           ora 18:00

 

Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:

Vllaznia – Skënderbeu       ora 14:00

Barleti Volej – Tirana            ora 16:00

 

Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:

Skënderbeu – Barleti Volej ora 15:00

Tirana – Vllaznia                   ora 17:00

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh