AlbanianSport.com 12.01.2016 16:05
ASNN – Lojtari i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është larguar me një vendim të papritur nga skuadra e FC Zyrihut në Zvicër. Aktualisht, ai është huazuar në një ekip më inferior si Vaduzi, skuadra e principatës së Lihtenshtejnit që militon në nivelin më të lartë të kampionatin zviceran.
Sadiku ishte një lojtar që spikati në pjesën e parë të sezonit pasi luajti 14 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Mediat zvicerane shkruajnë se është i paqartë vendimi klubit për të larguar një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në gjysmën e sezonit. Por Sadiku nuk është lojtari i vetëm shqiptar që nuk gjen qetësi në Zvicër kohët e fundit.
Edhe emra të tjerë të kombëtares janë lënë jashtë skuadrës ose janë larguar në kampionate të tjerë. Te Bazeli, Shkëlzen Gashi megjithëse u shpall dy herë golashënuesi më i mirë nuk është më zgjedhje e parë. Naser Aliji lihet në stol ose nuk grumbullohen fare.
Arlind Ajeti u largua te Frosinone. Zyrihu largoi fillimisht Berat Gjimshitin dhe tani Armando Sadikun. Në rrjetet sociale aludohet se kjo është një politikë e klubeve zvicearne për të dëmtuar në mënyrë të tërthortë Kombëtaren shqiptare, për shkak se të dy kombëtaret do të luajnë në një grup në finalet e Euro 2016.