Adriatik Balla 17.10.2015 07:55
Federata Zvicerane e Futbollit është e frikësuar për lëvizjet e forta të Shqipërisë dhe Kosovës për të mundësuar afrimin në radhët e tyre të një numri sa më të madh të lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatin helvet dhe me skuadrat kombëtare të moshave në Zvicër.
Një frikë e tillë është publikuar në median zvicerane edhe më herët, por tashmë frika është konkrete dhe zyrtare, sepse Shqipëria është kualifikuar në Evropian dhe Kosova pritet të anëtarësohet dy organizmat futbollistikë kontinentalë dhe botërorë, në UEFA e FIFA pranverën e vitit tjetër.
Sipas zyrtarëve të federatës zvicerane, si Shqipëria, ashtu dhe Kosova, po vendosin kontakte me elementët e rinj, duke dashur që ata të jenë vazhdimisht kontingjent i ekipeve të tyre kombëtare. Ajo që vlen të theksohet është se një pjesë e mirë e kontingjentit të përfaqësueses së Zvicrës janë me prejardhje shqiptare.