AlbanianSport.com 10/09/2021 18:10
ASNN – Drejton 1,000 ndeshje dhe futet në klubin e “Hall of Fame” (Hollit të Famës). Murinjo, i cili ka shijuar një karrierë të larmishme dhe të ngarkuar me trofe, do të zhvillojë ndeshjen e tij të 1000-të të dielën në mbrëmje kur Roma do të presë Sasuolon në Serinë A. Ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid, Fergusoni, anëtar i Klubit të “Hollit të Famës” së trajnerëve me mbi 1,000 ndeshje, ka lavdëruar punën e bërë nga trajneri portugez deri më tani. “Arritja e 1,000 ndeshjeve si trajner do të thotë shumë për Murinjon”, – ka thënë Sër Aleks Fergusoni.
“Me të drejtë ai duhet të ndjehet krenar pasi të arrish këtë pikë të rëndësishme si trajner është një arritje e jashtëzakonshme për Zhozenë, veçanërisht kur ai ka shkëlqyer dhe fituar tituj në 4 kampionate të madh të vendeve evropiane, ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, – ka vijuar ish-trajneri veteran i Mançester Junajtid. – Arritjet e Zhozesë do ta bëjnë atë si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Në emër të Shoqatës së Trajnerëve, i urojmë mirëseardhjen në “Hollin e Famës” së 1,000 ndeshjeve Zhozesë.”
Murinjo ka fituar 25 trofe në përgjithësi dhe mburret me një numër mbresëlënës të fitoreve për ndeshje, prej 63.76 %. Duke komentuar arritjen e tij, Murinjo, tha: “Unë jam padyshim shumë i kënaqur që këtë fundjavë po arrij shifrën e 1,000 ndeshjeve të drejtuara nga unë. Por në të njëjtën kohë është gjithmonë në natyrën time që të pres me padurim ndeshjen tjetër në vend që të ndalem këtu ku kam arritur. Të futesh në Klubin e trajnerëve me 1,000 ndeshje është një arritje për të cilën jam krenar dhe falënderoj drejtuesit e klubit, për kujtimin e këtij momenti dhe ndeshjet e shumta që ekipet e mia kanë fituar gjatë kësaj kohe.”
Pasi filloi te Benfika në vitin 2000, ai kreu një magji në krye të Uniao de Leirias dhe, më pas, u transferua në Porto, ku fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme Ligën e Kampioneve në 2004-ën. Murinjo shkoi te Çellsi dhe vazhdoi të ketë shumë sukses, duke fituar dy tituj të Premier Ligës Angleze, dy Kupa të Anglisë dhe dy Kupa të Ligës Angleze. Me Interin në Milano, Murinjo fitoi 3 trofe në sezonin 2009-2010. Vazhdoi të fitonte kampionatin dhe Kupën e Mbretit gjatë kohës së tij tek Reali i Madridit. Ai më pas u kthye te Çellsi dhe fitoi Premier Ligën dhe Kupën e Ligës përsëri.
Po ashtu, ai ka fituar me Mançester Junajtid, Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës Angleze. Murinjo nuk ishte në gjendje të fitonte asnjë trofe në krye të Totenhemit dhe tani po drejton Romën, me të cilën i ka fituar të katër ndeshjet e luajtura deri tani.